DORËSHTRIRËSI I VOGËL Shkruanë/Mirvete Kabashi Leku

0

 Isha ulur ne oborrin e shtëpisë sime, po pija kafe dhe mendimet ishin shpërnda gjithandej. Ato mendime m’i ndërpreu hapja e derës dhe hyrja e djaloshit, përndryshe siç e quajnë Lypësi i Vogël që hapëron drejt meje (i cili së bashku me prindër e me një motër të vogël, banon në një shtëpi përball shtëpisë sime, në një shtëpi pothuajse të rrënuar e që, paguajnë qira 80 euro. Meqë në fshat i është rrënuar shtëpia, tani jetojnë në një shtëpi përball shtëpisë sime që, ka mure e çati por jo edhe tavan. Megjithatë ndihen pak më mirë në qytet, ngase Dielli gjen punë më lehtë këtu. E puna e tij është lëmosha e që nga kjo lëmoshë mendon ta rindërtojë shtëpinë. Dorështrirësi i Vogël por më zemër e me fjalë të mëdha thotë: Më duhet të punoj nga mëngjesi e gjer në orët e vona të natës për të mbledhur para që ta rregulloj shtëpinë për t’i pasur më të sigurt prindërit e sëmurë dhe motrën time të vogël. Madje ia mbanë shumë dert motrës Diella që mos t’i mërdhin duartë). Përderisa më ofrohet mendoj se, po vije të më kërkoj ndonjë cent gjë që kurrë se ka kërkuar nga ne, pos që na ka dhuruar ndonjë buzëqeshje të ëmbël. I them: Hë Diell çfarë donë? Më thotë: Jo asgjë por, ju solla dy peshq, një ty dhe një xhaxhit (bashkëshortit tim) t’i përgaditësh për drekë. U shtanga dhe me vështirësi nxora fjalët duke i thënë: Ne kemi mjaft por, merri e çoji ne shtëpi. Ma ktheu, -jo inxhe këto i kam blerë për ty dhe xhaxhin, se edhe për në shtëpi i kam blerë tre copë. I them: Po ju jeni katër e jo tre. Përsëri ma kthen – jo, i mjaftojnë tre se, unë ha në qytet, kur te dal me lyp, ka njerëz te mirë që nuk më lënë të uritur. Kryesore babit, mamit dhe motrës i solla diçka për drekë. Në atë çast lotët ma ngulfaten fytin dhe nuk munda të qes asnjë fjalë më. Djaloshi thelloi shqimin në sytë e mi, vazhdoi hapat drejt derës por me kokën mbrapa duke shikuar drejt meje. Posa, kishte hyrë në oborrin e tij, kishte bërtit! -Oj mamë çka bana unë më mirë mos qofsha! Nana e tij me frikë e kishte pyetur se çfarë sherri të madh kishte bërë. Kur i tregon djali veprimin që kishte bërë dhe lotët qe m’i kishte shkaktuar e që tani ndihej fajtorë. Ajo e përqafon e i thotë: -O lum mami për ty! Me të shpejt vjen te unë të më shoh se, si po ndihesha në atë moment. I them: -Të lutem merri këta dy peshq por mos i trego djalit që t’i kam kthyer. Ajo ma më përgjigjerarqawaawweraraert, duke iu dridhur buza: Jo, kurrë nuk t’i marr me dit si vdes nga uria, sa shumë u gwëzova që paskam djalin aç mëshirues dhe këtë gëzim nuk dua të ma prishësh sot. Iu falënderova nanës së Lypsit të Vogël duke i uruar që t’i dalin në ndihmë njerëzit shpirtbardhë e Dielli të vazhdoj me mësime. Sa shumë qaja sot e sa shumë u hapen mendimet. Mendja më iku te Luli i Migjenit e me vete thash: -O Zot! Goditi me një grusht të fortë pushtetarët tanë e jo “malin që zbëzan…”. Dorështrirësi i Vogël me shpirt të madh. Zoti të bekoftë e t’i dërgoftë në ndihmë njerëzit mëshirues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *