Dorëzohet në polici i mituri që dyshohet për vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë
Vrasje e rëndë” është cilësuar vrasja e nxënësit 14-vjeç R.H., dje në Vranjevc të Prishtinës. Policia thotë se viktima është sulmuar me thikë nga persona të panjohur, ndërsa një nga të dyshuarit, po ashtu i mitur, është vetëdorëzuar dje në polici.Nga ky i mitur është konfiskuar edhe një thikë, ndërsa i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë sot:
VRASJE E RËNDË /Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 01.03.2022 – 07:34. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (i mitur), është dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar me thikë nga persona të panjohur. Nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima është pa shenja jete. I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), është vetë dorëzuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së nxënësit.