Dr.Afrim Poniku,emër që nderon Vërrinin e Prizrenit dhe gjithë Kosovën

0

                                                    Dr. Afrim Poniku, tashmë  është  më tepër se  një emër e një mjek. Kjo për faktin se përkushtimi i tij ndaj profesionit e ka ngritur në  piedestalin e profesionalizmit  si kardiolog, të çmuar e të nderuar. Ky emër  jo vetëm që nderon Vërrinin e  Prizrenit, dhe gjithë Kosovën , por  tashmë  ky emër  nderon  edhe kombin shqiptar,sepse diti të nderojë pacientin, të nderojë  profesionin  e mbi të  gjitha studimet e tija e bënë kaq të nderuar në  Kosovë e të çmuar jashtë Kosove. Ajo që këtë doktor  e bënë tashmë një lloj embleme  të  kardiologjisë është edhe  fakti se  ai mbetet  një  mjek idealist me përkushtim 100 për qind  në Betimin e Hipokratit, duke sakrifikuar  gjithçka nga  vetja e tij  në  shërbim të shëndetit të pacientit.

           Kualifikimi i tij  Specialist i Mjekësisë Interne dhe Subspecialist i Kardiologjisë. Doktor i Shkencave Mjekësore,nuk do koment tjetër  për moshën që  ka e mbi të gjithë mbi idealet e tija që po i zbaton kudo që shkon. Aktualisht vend të punës e  Klinikën e Kardiologjisë  në QKUK, dhe Fakultetin e Mjekësisë .Por, ata që  njohin dr  Afrimin  kuptojnë se  profesioni i mjekut është  vetë shenjti, sepse  duke njohur  punën dhe angazhimin e Dr. Afrimit atë  pacienti e shijon. Emri i dr Afrimit, së shpejti do të jetë  një vizë ambasadorike e paqes  e dijes  dhe  e përkushtimit profesional në të ardhmen , këto e shumë  fjalë edhe më  miradije  i dëgjon shpesh  gazetari nga pacientë që janë shëruar tek Dr. Afrim Poniku /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *