Dr Fadil Kryeziu porositë shtoni kujdes me ushqimet në këtë dito të nxehta verore.
Sot ,Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit .Përmes një shkrimi në ne rrjetet elektronike, nga Instituti kanë thënë se “shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”.Nga Instituti kanë bërë thirrje të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. “Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë duke pa këto kërkesa nga Instituti, sot kemi bashkëbiseduar me drejtorin e Insitutit të Shëndetit Publik Rajonal të Prizrenit me dr Fadil Kryeziun cili me këtë rast për Rtv ‘’Besa’’ tha se duhet shtuar kujdesin gjatë ushqimeve të verës e sidomos tani kur i kemi temperatura ekstrem të larta Inserte Derisa mesazh i dr Fadil Kryeziut është kujdes/Rtv ‘’Besa’’/.