Dr. Naser Ejupi pulmolog, hero i ditëve të pandemisë

0

Spitali  Rajonal i Prizrenit’’Dr.Daut  Mustafa’’u bë  vend dëshmi  për heronjtë e kohës, pikërisht në kohë pandemie. Shih për këtë nga  Bashkia e Kukësit i pari i këtij spitali Dr  Afrim Avdaj,u  nderua me dekoratë të  veçantë  për ndihën në kohë  pandemie edhe për banorët e  veriut të  Shqipërisë .Por,  në këtë  spital pos  shumë mjekeve që ishin heronjë të shumtë si: Dr Aliu, Dr Naseri, ,Dr Amiri,Dr Sevimja,Dr Nihale,Dr Shpresa,Dr Arifi e Dr Gjejlane si ,Dr Shenasi e Dr Gentoni pastaj ,infermieret e infermiere dhe pacient t nderuar  gjetën shërimin  nga  kjo murtaja e kohës. Njëri nga këta  heronjë  ishte Dr Naser Ejupi, q ka studiuar Pulmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë si dhe ka studiuar  edhe në Bronchoskopie,prandaj në  kohë  pandemie ai u gjetë edhe në detyrën e Shefit t Repartit t Pulmologjisë në  spitalin Rajonal t Prizrenit. Ai tregoi një  përkushtim t madh  dhe të veçantë ndaj pacienteve  kështu  thonë  edhe   pacient si ; Sahiti. Agroni, Miftari  Diellëza, të cilët  pos shumë epiteteve   than  se  dr Naseri ishte një  hero  i ditëve tona . Sepse  me netë të tëra  ishte edhe pa gjumë në shërbim t pacientëve. Ky heroizëm  i dr Naserit  është edhe një krenari e  shëndetësisë tonë se  përkushtimi dhe  Betimi i Hipokratit ishte   në zbatim nga  këta  heronjë. Mirëpo, siç  duket  heroizmi i Dr  Naserit  ishte  që   kur ai kishte veshur   uniformën më të bukuar  të lirisë  atë të UÇK-së në  vitin 1998. Ai  gjatë luftës në operacionin ,,Shigjeta’’ t UÇK-së në Pashtrik u tregua  i matur e trim, edhe pse ajo luftë  ishte e  vështirë , atëbotë  UÇK-ja u shëndruan  tmerr të madh për paramilitarët e   ushtarët e  Serbisë-  Dr. Naseri ishte  mjek dhe ushtar i UÇK-s. Për çka  pohon se ndihet krenar që  ishte pjesë e asaj lavdie t  kombit. Por, një lloj ‘’lufte’’ e jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme, ishte  edhe koha e pandemisë, ku ishim mjek e  mësues më të mirë të kohës kur ata/pacientët/ nuk na  ndalnin me  lëvdata se  ne  jemi heronjtë e kohës! Koha ishte  për t treguar këtë  angazhim tonin tha ai për ‘’QendraPress’’ me plotë  modesti. Pastaj  ai lavdëroi të  gjithë  kolegët mjekë  dhe stafin mjekësor  sepse  mund të them se  ‘’trimi i mirë  me shok  shumë  është ‘’tha ai. Kurse  falënderimet e  shumta  për doktorin dhe  mjekët tjerë të këtij spitali  tani  përsëri na japin  një kuarjo se  ata që  e duan Atdheun  u treguan edhe  në kohë  paqe  heronjë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *