Dr. Shefki Xharra emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Shefki Xharra është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren . Emërimi i tij është bërë të mërkurën, ndërsa zyrtarisht ai e mori detyrën të enjten nga Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, e cila përmbylli mandatin trevjeçar në krye të këtij institucioni shëndetësor. Spitali i Prizrenit mbetet një nga institucionet kryesore të trajtimit shëndetësor në jug të vendit dhe ky ndryshim në udhëheqje pritet të pasohet me angazhime të reja në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët