Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian për Rusinë dënon sjelljen e Serbisë karshi sanksioneve të vendosura
Në Parlamentin Evropian është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme për situatën në Ukrainë.Eurodeputetët pritet që më vonë të dalin me një projekt-rezolutë për të dënuar agresionin rus në shtetin fqinj.Projekt-rezoluta për agresionin rus kundër Ukrainës, të cilën e ka publikuar mediumi serb EURACTIV.rs dënon edhe mosrreshtimin e Serbisë përkrah vendeve të tjera evropiane që i kanë vënë sanksione Rusisë, transmeton Reporteri.net.“Parlamenti Evropian shpreh keqardhje të thellë për mospërputhjen e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe thekson se mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së dëmton procesin e pranimit të Serbisë drejt BE-së”, thuhet në projekt projekt-rezolutën për Ukrainën që do të votohet më vonë në Parlamentin Evropian.Aty po ashtu theksohet se Parlamenti Evropian po i përcjell me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të penguar proceset e tyre demokratike.“Parlamenti dënon ata që shprehën mbështetjen për Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe vlerëson mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë aleatë euroatlantikë”, thuhet ndër të tjera në tekst.Rezoluta dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe përfshirjen e Bjellorusisë, dhe i bën thirrje Moskës të pezullojë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake, të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake dhe paraushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës”. /Reporteri.net