Drejtësia kërkohet në Gjykatë e jo në media sepse kjo është dhembje e lemeri.- Shkruan;Salih Çoçaj
Nuk ka dhembje më të madhe se kur u vranë bijtë e Kosovës, këtë dhembje e dëshmon secili shqiptar që fletë shqip e që e do Kosovës, Sepse e dimë se Kosova kishe e ka vend për të gjithë. Por, këtë dhembje e bëjnë edhe më të trishtuar disa media si ‘’Bota sot’ me një varg ‘’margaritarësh’’ që boton edhe pse mirë e din se ato as nuk janë lajme as nuk janë fakte,pos rëndim të shpirtit të atyre familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre. Një shkrim të po kësaj natyre e bënë edhe me figurën e Haki Imerit duke pasur edhe aludime të çmendura. Kjo se Berat Buzhala, Baton Haxhiu dhe Richard Grenell janë takuar javën e kaluar në San Francisco. Sipas tyre, gjatë takimit ata kanë biseduar për humbjen e Donald Trump në Amerikë, për shpërbërjen e Gjykatës Speciale por edhe tema të tjera. Me këtë rast vërtetë këtë trishtim ju lutem mirë është që emrat apostrofuar të dalin publikisht e të shpjegojë qëllimin e atij takimi nëse është bërë., Pastaj rrjedhë pyetja a paskan forcë që këta emra të flasin për temat kaq madhorë ,si zhbërjen e Gjykatës speciale e për ata qindra dëshmitarë???!!, Nëse kjo Gjykatë është në këtë nivel më këto që pretendon familja Imeri, atëherë sa më parë kjo gjykatë duhet të zhbëhet, Sepse askush nuk e di detyrën e e as rolin e Batonit,e Beratit?!Por mos të lejohet se portali’’Bota sot’ të bëhet gjykatë, prokurori e çka jo tjetër se vërtet po e tmerrojmë veten edhe botën. Po këto janë turpe kaq marroqe sa vërtetë dikush duhet të jep heret a vonë përgjegjësi. Po mendon se tani është një tollovi e pa parë , por binduni se herët a vonë përgjegjësia për fjalën publike ,njësoj sikurse duhet të jete e dënueshme dhe me ligj edhe shpifja insinuata e gjithë veprimet që njeriu i bënë në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe ligjore. Kosovë veç dhembjes për bijtë e tu tani i ke shtesë edhe këto çmenduria që nuk duhet ti ketë askush tjetër e më së paku Kosova martire. Kosovë zgjohu e mos u bë me të ‘’qajtë Stambolli se ska çka të bënë as Rahoveci{,, thuhet në popull. Prandaj këto vërtetë janë më shumë se dhembje më shumë se çmenduri , Mos e dëmtoni kaq pamëshirshëm vendin tuaj se për këtë vend na ka lind e do të na lind Zoti o njerëz…/qendrapres.com