Drejtoresha DKA-së Luljeta Veselaj-Gutaj tregon se arsimi në Prizren është i dyti me performancë në Kosovë
Drejtoresha DKA-së në komunën e Prizrenit Luljeta Veselaj-Gutaj tregon se arsimi në Prizren është renditur i dyti sipas performancës në Kosovë .Prizreni është renditur i dyti në Kosovë, me performancen e arsimit parauniversitar me vetëm 0.86 pikë diferencë nga vendi i parë. Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, tregon se suksesi është arritur me punë përkushtuese që është bërë pa u lodhur. “Vëmendja jonë mbetet jo vetëm për të dëgjuar atë çka thuhet e kërkohet, por vullneti dhe qasja pragmatike e jona është e koncentruar dhe e orientuar në të mirën e ardhmërisë tonë, që janë fëmijët tanë. Ne, fjalët i bëjmë vepër dhe si gjithnjë korrim suksese vetëm me punë!”, shkruan drejtoresha e DKA-sw Luljeta Veselaj- Gutaj. Ajo pohonte synim i kësaj drejtorie është që të jemi të parët në Kosovë. E këtë garant edhe do ta arrijmë /www.QendraPress.com