Drejtoresha Luljeta Veselaj-Gutaj, ngushëllon për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses Nexhmie Mustafa – Berisha

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, znj. Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta pas lajmit për ndarjen nga jeta të mësimdhënëses së njohur Nexhmie Mustafa – Berisha, një figurë e respektuar në arsimin prizrenas.
Në telegramin e ngushëllimit, Veselaj-Gutaj ka vlerësuar lart kontributin e të ndjerës në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, duke theksuar se puna e saj ndër vite ka qenë një frymëzim i vazhdueshëm për gjenerata të tëra.
“Angazhimi ndër vite me punën e saj të mirë ishte frymëzim për shumë gjenerata. Znj. Nexhmie ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë”, ka theksuar ajo.
Në emër të saj dhe të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ajo ka shprehur ngushëllime për familjet Mustafa dhe Berisha, për kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, si dhe për të gjithë nxënësit që u rritën me përkushtimin dhe kujdesin e mësimdhënëses së ndjerë.
Znj. Nexhmie Mustafa – Berisha do të kujtohet me respekt të thellë për kontributin e saj të çmuar në arsim dhe për gjurmët që la pas në jetën e komunitetit shkollor në Prizren.