Drejtoresha QPS-së  Kumrie Krasniqi Bytyçi,- Kjo  qendër do të jetë për faktin se duam që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve.

Kryetari Totaj tha se sot, pas një jave jemi këtu e do të jemi përsëri në përurime të gurthemeleve tjera gjatë ceremonisë për gurthemelin e Qendrës për punë sociale numër 2 Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, drejtorë të ekzekutivit si dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale Kumrije Krasniqi Bytyçi sot , solemnisht vunë gurin themeltar për fillimin e punimeve në ndërtimin e Qendrës për punë sociale numër 2, në Lagjen e Trimave. Në këtë solemnitet ishin edhe kuvendarë të kuvendit si të; PDK-së, LVV, AAK-së e veprimtar të Lagjes së Trimave në Prizren. Me këtë rast kryetari Shaqir Totaj tha se sot një javë ishin këtu në një gurthemel sot jemi për Qendrën e Punës Sociale e do të jemi edhe në dy përurime tjera së shpejti ,e gjithë kjo për të qëndruar sa më afër qytetarëve dhe që të jemi për të krijuar kushte sa më të mira për ata. Drejtoresha Qendrës për Punë Sociale Kumrije Krasniqi Bytyçi, me këtë rast ka theksuar se jemi këtu për të vu këtë gurthemel tashëm që qendrës numër dy e kjo do të jetë për faktin se duam që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve, natyrisht se ne kemi qendrën numër një e kjo do ët jete për një pjesë të qytetit që të jemi sa më afër qytetarëve, Inserte Drejtori i drejtorisë se Mirëqenies dhe Punës Edmond Hoxha tha se ky është një nga projektet që presim ta përfundojmë brenda dy vitesh dhe fillimisht kemi ndarë një buxhet prej 200 mijë euro, e besojmë pastaj do të vjen edhe inventarizimi e kësaj qendre për të qenë në shërbim të nevojave për qytetarë që çdo ditë po shtohen këto nevoja.  Afati i kryerjes së këti projekti u tha se është tre vjeçar/