Drejtoresha Veselaj-Gutaj pranon çelësat e shkollës së re në lagjen “Dardania 2”

Sot, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, pranoi zyrtarisht çelësat e shkollës së re në lagjen “Dardania 2”, raporton PrizrenPress.

Sipas komunës, ky objekt i ri arsimor është rezultat i një investimi të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Shkolla, e ndërtuar sipas standardeve moderne evropiane, ka 24 dhoma mësimi, kabinete, laboratorë, si dhe hapësira për parashkollorë. Përveç kësaj, shkolla posedon edhe sallë për edukatë fizike dhe zyra administrative për personelin mësimor.