Drejtori Çelë Lamaj ,me një njoftim të mirë për Prizrenin.

       Drejtori  i Shërbimeve Publike  në Prizren, në mesin e shume  projekteve  ka nisur edhe  shenjëzimin  horizontal e vertikal të rrugëve në  qytetin e Prizrenit.  Drejtori i SHB Çelë Lamaj , sot ka dal me një njoftim të mirë për Prizren

  ‘’Qytetar të dashur të Prizreni- Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar me shenjëzimin Horizontal dhe Vertikal të rrugëve nẽ qytetin tonë- sot kemi filluar edhe me shenjëzimin e parkingjeve ku kemi hasur nẽ probleme për shkak tẽ parkimit tẽ makinave- apeloj qe tẽ lirohet parkingu te Shtëpia e Bardhë qe ti mundësoj Operatorit Ekonomik tẽ bëje shenjëzimin e këtyre parkingjeve- ditëve nẽ vijim do të ju lajmẽrojmẽ për lirimin e parkingjeve tjera- me respekt Çelẽ Lamaj!/www.QendraPress.com/