Drejtori Hoxha,certifikon nxënësit ’’Vetëdijesimi i fëmijëve mbi Trashëgiminë Kulturore’’
Drejtori i QRTK-së Samir Hoxha,certifikon nxënësit ’’Vetëdijesimi i fëmijëve mbi Trashëgiminë Kulturore’’ .Drejtori këtë event e ka shënuar në llogarinë elektronike ku shkruan-‘’ Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore së bashku me OJQ EC Ma Ndryshe organizuan aktivitetin ’’Vetëdijesimi i fëmijëve mbi Trashëgiminë Kulturore’’ .
Qëllimi i këtij aktivitetit ishte promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore të Rajonit të Prizrenit për fëmijët e shkollave fillore, në mënyrë që brezat e rinjë të informohen më mirë rreth trashëgimisë tonë kulturore dhe rëndësisë së ruajtës së saj.
QRTK në Prizren, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.’’ Shkrin Hoxha/qendrapress.com/