Drejtori i DKRS në Prizren Adem Morina, më i suksesshëm i vitit në qeverinë Totaj.

                    Qeveria komunale Prizrenit me kryetar Shaqir Totaj,në vitin 2022 ,u tregua qeveri mjaft agile në disa lëmi si në; infrastrukturë,inspektorat,por shkëlqeu në kulturë dhe aktivitete kulturore. Andaj, siç na u shprehë për mikrofonin tonë i pari i komunës Shaqir Totaj , fal angazhimit të drejtorit Adem Morina, Prizreni u bë shembull në nivel vendi sidomos në organizimin e festave të qershorit, organizmin e koncerteve tradicionale dhe rikthimin e shumë vlerave kulturore,kurse këtë vit shënimi i festave të nëntorit me rastin e ditës së Flamurit ishte organizim i pa përsëritshëm tha ai. Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kryetarët e komunave shqiptare vlerësuan se nevojitet krijimi i më shumë urave te bashkëpunimit në mes vendeve. Ata u bënë bashkë në qytetin e Prizrenit, në shënimin e 144-vjetorit të Lidhjes shqiptare, takim i cili sipas tyre duhet të shërbejë për lidhje të reja në mes të shqiptarëve. Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj tha se synojnë rritjen e bashkëpunimit në mes të shqiptarëve dhe mes komunave që përfaqësojnë duke bërë punë të mira për qytetarët. Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ,kërkoi interesim më të madh nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për shqiptarët e Luginës. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se po angazhohen për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren qe sipas tij do te ishte një lidhje e re për bashkimin e shqiptarëve. Kryetaret e komunave shqiptare u mblodhën më Prizren për te shënuar 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo ngjarje konsiderohet si kthesa më e rëndësishme e kombit shqiptar për bashkimin e tyre. Ky event ishte nën organizimin  drejtorisë së kulturës,ku drejtori Morina tregoi angazhim maksimal .Të gjitha këto aktivitete duke filluar nga ato të marsit, 2002. Për të ardhur tek ajo më madhorja për këto dy dekada -Shënimi 10 qershorit, ku Prizreni saktë i vërtetoi faktin se është kryeqytet shpirtëror i gjithë kombit, ku më këtë rast Prizreni ,ribashkoi të gjitha trojet ku flitet shqip, duke bashkuar kryetar Bashkish, komunash deh qytetesh shqiptare me rastin e 144 Vjetorit të LSHP-së.

                  U rikthyen organizimet e mëdha kombëtare, festivalet’’Zambaku i Prizrenit’’.’’ Fluturat’’. pastaj festivalet si folklorike, popullore e kështu me radhë .U rikthye fjala artritike., Ora e madh letrare e Lidhjes’’. ,Muzgjet e Prizrenit’’ e shumë orë letrare. . U bë ndihmë e pa lodhur në ndihmat ekipet sportive, Qendrën Sportive ‘’Sezair Surroi’’, fusha futbollistike, Pastaj klubi ‘’Liria’’ në futboll ai ‘’Bashkimi’’ në basketboll e të gjithë sporte tjetra. Festivali i teatrove për here të parë në Prizren,-Renovimi i tërësishëm i shtëpisë se kulturës ‘’Xhemajli Berisha’’ Hapja e ‘’Qendrës kulturore Boshnjake’’ -Investimi ne fushën e sportit ne Gjonaj -Investimet ne stadiumin’’Përparim Thaçi’’. etj. Si zhbllokimet e të gjitha projekteve që DKRS i kishte ne OSHP. Lidhur me suksesin drejtorit Adem Morina shprehet edhe Berat Batiu,drejtor  i Shtëpisë Botuese’’Fidani’’. i cili falënderon drejtorin Morina, që këtë vit i dhe frymë aktiviteteve kulturore edhe me inicioi  rikthimit për të shpallë më të mirët në: letërsi, sport. artin dramatik, figurativ e lëmi të shumta.

Me 5 dhjetor, në ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit e ndihmoi këtë event . Kurse ajo që iu vari të thuash në këtë vit kapakun ushte deh vizita e ambasadorit amerikan tek ‘’Këndi amerikan. Me 17 dhjetor, u bë edhe hapja zyrtare të Këndit Amerikan dhe të Bibliotekës së Qytetit të cilat vijnë në një lokacion të ri, më të përshtatshëm ku do të organizohen aktivitete të shumta dhe do të shërbejnë për shkëmbim përvojash e idesh për të gjithë banorët e Komunës së Prizrenit. Kryetari Totaj sivjet mbanë flamurin vizitave të ambasadorëve e disa nga këto apo shumica e tyre lidheshin edhe për traditat, e kulturën këtij qyteti, Prandaj jo kot drejtori Adem Morina ,qytetarët thonë është më i angazhuari dke aktivi dhe e shpallin drejtorin më të mirë. Kurse ai për veten e tij tregohet shumë modest dhe thotë ‘’le të flasin punët besojë është më mirë.  ‘’../www.qendrapress.com/