Drejtori i Inspektorateve pohon se të gjitha pengesat në pronat publike do të konfiskohen nga inspektorët
Tash e katër ditë inspektorët e drejtorisë së inspektorateve në Prizren, në shumë sheshe e rrugë të qytetit kanë dalur për të hequr të gjitha pengesat nga hapësirat publike. Lidhur me këto aktivitete drejtori Islam Ukimeri, pohon se këto aktivitete do të jenë të përhershme nga inspektorët tanë dhe nuk do të lejohen në asnjë formë ekspozimi në rrugë apo prona publike Inserete Në shumë rrugë si ato; “Adem Jashari”, “Rifat Krasniqi”, “Shkelzen Dragaj”, “Nijazi Gashi” “Fehmi Lladrovci” dhe shumë sheshe e rrugë tjerë në Prizren, po vazhdon aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve – Sektori Komunal për largimin e pengesave dhe reklamave të vendosura në hapësira publike pa leje të organeve kompetente komunale. Ky aksion do të zhvillohet edhe në gjitha pjesët tjera të qytetit.