DREJTORI I RI , MARIFETET E VJETRA -Shkruan;Liman Asllani
Këtyre ditëve po vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në kubëza betoni në rrugët ” Besim Telaku”, “Luan e Shkelzen Hajredini” etj. Por, përkundër faktit se shkoi një drejtor i lodhur, ky i riu ende nuk u pa në terren. Pra, marifeti vjetër po vazhdon : një lopatë, një kazmë e një karrocë. Pa ngjeshëse, pa cilindër, pa rrafshues dhe një grusht rërë. Dhe rruga po bëhet edhe me keq. Merr aty e hudhë këtu.
Andaj, ne ftojmë drejtorin e ri të Shërbimeve Publike që ti vizitojë këto punime. Apo ndoshta mjafton, që ky operator ekonomik që po i kryen punimet është donator i VV
Përkundër kësaj, mendoj, që pikërishtë nga këta donator duhet kërkuar përgjegjësi që të jenë shembull per punëkryesit tjerë./qendrapress,com/