Drejtori Lamaj njofton për intervenimet që janë bërë në fshatin Skorobishtë
Drejtori i Shërbimeve publike Çelë Lamaj , për Rtv’’ Besa’’ në konfirmon se kjo drejtori ka pasur ntervenime që janë bërë në fshatin Skorobishtë .Pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga vërshimet në fshatin Skorrobisht për shkak të reshjeve atmosferike, Komuna e Prizrenit, konkretisht
Drejtoria për Shërbime Publike ka intervenuar përmes ekipit emergjent në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Pas marrjes së informacionit për gjendjen në atë lokalitet, DSHP-ja ka dhënë urdhëresë që të intervenohet menjëherë për të sanuar gjendjen e krijuar, aktualisht punimet janë duke u zhvilluar dhe situata së shpejti do të kthehet në normalitet. Drejtori Lamaj tregonte pas orës 20 me lajmëruan se ka një vërshim menjëhere e kam autorizua kompaninë përkatëse dhe kompania ka punuar deri në orët e pasmesnatës dhe e ka stabilizuar gjendjen atje./qendrapress.com/