Drejtori Muçaj, Inspektorati, i rrënoi dy objekte sepse ishin në pronë publike

0

                     Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak se objektet në fjalë ishin ndërtuar në pronën e Komunës së Prizrenit.

“Drejtoria e Inspektoratit njofton se vendimi për rrënimin e objekteve në fjalë është marrë pasi që invesitori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhrit të DI-së për ndalimin e punimeve. Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga invesitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative”, thuhet në komunikatë, derisa drejtori Edon Muçaj, përmes telefonit tregon se ato ishin pa leje ndërtimi dhe të ngrituar në pronë  komunale. Sipas Komunës, po ashtu, invesitorit i është dhënë afati 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por i njëjti nuk i është përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *