Drejtori Samir  Hoxha-Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në Prizren Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk.

         E pritëm në Shatërvan, e prej aty e shoqërova në disa prej aseteve që po restaurohen në Qendrën Historike të Prizrenit, projekte që po realizohen nga Ministria e Kulturës përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. E njoftova për punët që veçse kanë nisë, për projektet që janë në zhvillim, dhe për planet tona që me mund, por edhe me dashni për qytetin, po i çojmë përpara.

Ambasadori tregoi vlerësim të madh për punën tonë dhe gatishmëri për bashkëpunim në ruajtjen e trashëgimisë kulturore që e bën Prizrenin të veçantë./QendraPress/