Drejtoria e Administratës dhe Drejtori Shehu me aktivitete në interes të qytetarëve.

0

        Drejtori i Administratës Komunale në Prizren Edin Shehu, sot në  faqene tij elektronike  shkruan se ‘’Gjatë ditës së sotme, kam ftuar në takim zyrtarët e zyrave të vendit. U njoftova nga afër me ta dhe me problemet e kërkesat që ata kanë. Dihet se transparenca, puna e hapur dhe konsultimi i rregullt janë bazë e hartimit të politikave dhe marrje e vendimeve të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve. Andaj u shpreha shumë i gatshëm ti ndihmoj për çdo kërkesë që kanë, në mënyrë që shërbimi për qytetarë të jetë sa më efikas. ‘’ Derisa dje Drejtoria e Administratës në Prizren, tregon drejtori  Shehu, ka folur për prioritete që i ka kjo drejtori në kuadër të punës që duhet të bëhen brenda një viti kalendarik. Ai  me këtë rast ka shpjeguar se prioritet e këtij viti është ndërtimi i memorialit të fshatin Krushë të vogël si dhe rregullimi i varrezave në këtë fshat .tashmë ka filluar rregullimi i arkivit të komunës , digjitalizimi i shërbimeve në objekte e administratës komunale në Prizren, si dhe furnizimi me inventar Kurse ai shpjegoi se në detyrë ka ardhur nga data 11 janar 2022 dhe për këtë periudhe janë kryet në total gjithsejtë 17.506 shërbime të ndara në këtë sektor, certifikata të lindjes janë lëshuar 3,310, ekstrakte të ,lindjes janë lëshuar gjithsejtë 8.445 ekstrakte, kurse certifikata të martesës janë lëshuar 2.033 të tilla, kurse ai pohoi se detyrë primare e marrja e shërbimit sa me adekuat dhe i shpejtë e i saktë ndaj qytetarëve. Derisa ai njoftoi gjithashtu se gjatë vitit që shkoi ka pasur 244 kërkesa për heqje të shtetësisë së Kosovës, e nga këta me pranin e prindërve e kanë kërkuar 30 të rinj nën moshën 18 vjeçare./www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *