Drejtoria e Gjimnazit dhe drejtoresha Gylaj Shipkovica, shprehin pikëllim për vdekjen e ish nxënësit Berk Luma

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e hershme të ish-nxënësit tonë të dashur, Berk Luma, i cili përfundoi me sukses shkollimin në Gjimnazin tonë.
Berku do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një djalë i urtë, i sjellshëm dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor.
Në emër të stafit dhe nxënësve të Gjimnazit “Gjon Buzuku”, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Luma. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe e pastë të përjetshme kujtimin e tij.
Me nderime dhe dhembshuri, Gylaj Shipkovica Drejtoreshë