Drejtoria e inspektorateve apelon secili ndërtim që bëhet të pajiset me leje ndërtimi sepse do të ketë zero tolerancë për secilin ndërtim pa leje.
Në kuadër ta angazhimeve e që po bënë komuna e Prizrenit padyshim se angazhim të padiskutueshëm e ka edhe realizmin e rregullores për shërbime publike komunale në komunën e Prizrenit e cila rregullore nuk është realizuar qysh se nga qeveritë e kaluara, kurse drejtori islam Ukimeri me këtë rast apelon që asnjë ndërtim në komunën e Prizrenit qoftë i ultë apo i lartë të mos ndodhë pa u pajisur me leje ndërtimi, sepse ne do të kemi zero tolerancë për secilin ndërtim pa leje., Prandaj gjatë këtij viti kemi pasur rrënime në disa objekte afariste dhe private. Kurse ai pohon s etani ka të angazhuar gjithësejt 16 inspektorë 5 në sektorin ndërtimeve, 6 inspektorë komunal, 1 inspektorë në komunikacion një në mjedis dhe 3 inspektorë tregu. Mirëpo ai pohon se komuna e Prizrenit ka nevojë për më shumë inspektorë dhe tashmë kemi hapur edhe konkurse në këtë drejtim. Kurse ai tregon se AVUK tash i ka marr përsipër inspektorë të tregut, veterinarët dhe ata të bujqësisë.. Ai pohonte kemi pasur në bashkëpunim me drejtorinë ë shërbimeve publike disa aktivitet të rëndësishme si në sheshin ‘’Shadërvan’’, pastaj tek Zona ekomomike, u kemi mënjanuar shumë pengesa që ishin atje.
Drejto Ukimeri pohon se ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të plotë te qytetarëve dhe falënderojmë bashkëpunimin që kanë pasur ata me ne , dhe këtë bashkëpunim kërkojmë të vazhdojmë ka thënë mes tjerash drejtori i inspektorateve Islam Ukimeri/www.QendraPress.com/