Drejtoria e Inspektorateve drejtori e shumë sukseseve ne vitin 2023.

Drejtoria e Inspektorateve me drejtorin Islam Ukimeri, po e përmbyll vitin 2023 me shumë të arritura dhe suksese falë përkushtimit të secilit inspektor dhe mbështetjes së pa rezervë të kryetarit z.Shaqir Totaj në secilin aksion të zhvilluar për të mirën publike të qytetarëve të Prizrenit.

– Janë liruar shumë hapësira publike,

– Janë mbikëqyrur të gjitha ndërtimet me leje për mos lejim të çfarëdo tejkalimi eventual të lejes ndërtimore,

– Janë ndaluar e rrënuar shumë objekte pa leje,

– Shumë produkte janë asgjësuar për ta ruajtur shëndetin publik.

– Shumë hapësira të uzurpuara janë kthyer në parqe dhe hapësira të shfrytëzueshme për qytetarët.

– Është hapur transiti i ri duke krijuar zhvillim ekonomik, lehtësim në komunikacion dhe rritje të aktiviteteve afariste e rezidenciale në atë zonë etj.

Prandaj viti 2023 do të mbetet në kujtesë për sukseset e jashtëzakonshme të arritura të Drejtorisë së Inspektorateve.

Ndërsa presim që viti 2024 poashtu të jetë plot me punë pozitive për të mirën e qytetareve te Prizrenit.

Gëzuar 2024!

/ëëë.QendraPress.com