Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren sot, e shënoi Diitën Ndërkombëtare të Ambientit më një varg aktivitetesh
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren sot, e shënoi Diitën ndërkombëtare të ambientit më një varg aktivitetesh të përcaktuara kryesisht në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku aktiviteti i sotëm ka filluar në oborrin e Shkollës ‘’Ekrem Rexha’’ të këtij fshati, e pastaj ka vazhduar me pastrimin e shtratit të lumit në këtë fshat si dhe pastirmin e një pikë të egër të deponisë. Përgjegjësi i kësaj drejtorie Muhamet Bajrami, tha se ne sot po e shënojmë Ditën ndërkombëatre të ambientit pasiqë dje ishte ditë pushimi, Këtu sot jemi me aktvitete të shumta dhe padyshim se kjo besojë se do të sensibilzojë shënimin e kësaj dite tha ai.
Drejtoresha e shkolë ssë Lubizhdës Syzana Ramadani, tha s e sot u mbillën 10 fidane të pemëve dekorative si dhe kemi pasur aktivitete për pastrimin dhe rregullimin e oborrit të shkollës tonë, Ajo falenderoi drejtorinë dhe Eko regjionin për këtë aktvitet
Kryetari i fshatit Nehat Vehapi, duke falenderuar komunën që ka përzgjedhur pikërisht këtë fshat për të shënuar këtë ditë tha se e dijmë se kemi shumë punë , por këto aktivttete të sotme në mënyrë simbolime na dhanë sinjalin se komuna do të jetë në këtë rrugëtim tonin që këtë fshat ta bëjmë sa më ekologjik, tha ia.
Në këtë aktvitet pos drejtorisë së Shërbimeve Publike , ‘’Eko- regjionit’’ ishin edhe nxënës të shkollës së Lubizhdës dhe ata të Shkollës së Kompetencës, kurse aktivitete të këtilla kjo drejtori ka bërë edhe ditëve tjera me rastin e pastrimit të Lumbardhit.