Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ka të ndalur në realizim projektesh.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe drejtori Çelë Lamaj, nuk ka të ndalur në realizim projektesh të shumta në interes të qytetarëve. Realizimet e shumta të këtyre projekteve tashmë po i gëyojnë vetë prizrenasit. Në këtë vazhdë sot, kryetari i komunës Shaqir Totaj, në llogarinë e tij personale të Fb këto punë, e këto angazhime i përgëzon kështu
’ Në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shtresimin e rrugëve me asfalt, sot, u asfaltuan rrugët “Fehmi Lladrovci” dhe një pjesë e rrugës “Xhemil Fluku” në Prizren, që janë akse të rëndësishme dhe lidhin zona të ndryshme të qytetit. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është investim në të ardhmen e qytetit e komunitetit dhe përmirëson kualitetin e jetës së qytetarëve.’’.Puna e kësaj drejtorie tashmë po shihet dhe shijohet me rrugët e shtruara sipas standardeve./www.QendraPress.com/