Drejtoria e Shërbimeve Publike, pos një varg punësh në qytet, edhe në fshatra po realizon shumë projekte .
Drejtoria e Shërbimeve Publike, pos një varg punësh në qytet, edhe në fshatra po realizon shumë projekte tregon drejtori Çelë Lamaj .Komuna e Prizrenit është duke realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në fshatin Piranë. Tetë rrugë janë duke u shtruar me kubëza, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të këtij fshati. Përveç kësaj, është investuar edhe në sistemin e kanalizimit fekal, ku janë shtruar 600 metra kanalizim brenda fshatit. Këto investime nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Piranës dhe për të zhvilluar më tej infrastrukturën lokale .Kurse projekte të kësaj natyre po bëhen edhe në Has. Si shembull atje është shtruar rrugë për Karashëngjergj dhe ka një varg punësh që po bëhen edhe atje. Kurse tashmë në ‘’Shadërvan’’janë intensifikuar punët dhe prite që sezoni ta gjejnë të rinovuar pjesën më të madhe edhe sheshin e këtij qyteti./www.QendraPress.com/