Drejtoria e Shërbimeve Publike pos projeketeve vazhdon edhe me rehabilitimin e shumë rrugëve dhe akseve rrugore.

Tani më komuna e Prizrenit, gjegjësisht drejtoria e Shërbimeve Publike , vazhdon me angazhime të ndryshme për ta bërë më të mirë jetën e qytetarëve. Lidhur me këtë kryetari Totaj sot, ka shkruar ”Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot, asfaltimin e një segmenti rrugor prej 160 metrash, në afërsi të QMF-së në Gjonaj. Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit, me synim lehtësimin e qasjes dhe përmirësimin e lëvizjes për qytetarët.’’. Kështu komuna e Prizrenit dhe vetë kjo drejtori edhpse po përballen me probleme te theksuar për shjka të mungesës së mjeteve, pasiqë përmbaruesit sidmos nga kjo drejtori kanë marrë mbi 10 milion euro. Ku shumica e këtyre mjeteve ishin të parapara për projeket kapitale. Megjithëate .Komuna nuk po rrinë duarkryq dhe tashmë i pari i komunës Shaqir Totaj po hulumton që të vazhdojnë me aktivitete dhe realizim të projekteve edhe më ndërmjetsimin e donatorëve ndërkombëtar./QendraPress/