Drejtoria e Shërbimeve publike vazhdon me realizime të shumë projekteve.
Drejtoria e Shërbimeve publike, me drejtorin Çelë Lamaj, dhe stafin tjetër përcjellës , vazhdon me realizime te shumë projekteve, tash pas ‘’Shadërvanit’’ dhe rrugëve ‘’Shuaip Spahiu’’, e rrugë tjera në Qendrën Historike të qytetit , edhe nëpër fshatra si në ;Piranë, Karashëngjergj e shumë lokacione tjera po kryen shërbime infrastrukturore në shërbim të qytetarëve. Po sot,ka filluar pastrimi dhe hapja e kanaleve të kullimit në anët e aksit rrugor që lidh Lagjen e Trimave (Tusus) me Malësinë e Vërrinit (Lubiçevë), projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që përfshin një gjatësi prej 5 kilometrash dhe ka qëllim përmirësimin e sistemit të kullimit dhe përmirësimin e kushteve të trafikut në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit./www.QendraPress.com/