Drejtoria e  SHP dhe  kryetari Totaj, në shërbim të qytetarëve

               Pas reshjeve të dendura të shiut, ekipet e Komunës së Prizrenit kanë ndërhyrë menjëherë në disa zona për t’i shmangur përmbytjet dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Punimet dhe monitorimi po vazhdojnë me intensitet, pavarësisht se reshjet e shiut ende po vazhdojnë!

Sot, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, në lagjen e Drumit të Vjetër në Korishë pati rrezik vërshimesh. Pas njoftimit të menjëhershëm nga kryetari i Bashkësisë Lokale të Korishës, z. Abaz Bobaj, në bashkëpunim me z. Islam Ukimeri, drejtor i Inspektoratit në Prizren dhe bashkëpunëtor i ngushtë mes Bashkësisë Lokale dhe Komunës, u sollën bagerët për të ndërhyrë dhe parandaluar dëmet e mundshme.

Ky intervenim është realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, që drejtohet nga z. Çelë Lamaj.

Falenderime për Kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj, drejtorin Çelë Lamaj dhe drejtorin Islam Ukaj për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e frytshëm në shërbim të banorëve të Korishës.

Falenderim i veçantë kompaninë G-Project shpk për reagimin e shpejtë./Qendrapress/