Drejtoria Komunale e Shëndetësisë zhvillon takim pune me menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë në Prizren, Dr. Sylejman Baxhaku, i shoqëruar nga z. Shpejtim Rramanaj – udhëheqës i Sektorit të Shëndetësisë, znj. Dormira Brahimaj-Musaj – zyrtare e lartë për cilësi, dhe znj. Qëndresa Racaj – zyrtare ligjore, ka zhvilluar sot një takim pune me menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Spitalit, MSc. Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e Infermierisë znj. Burbuqe Gashi dhe drejtorin e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta z. Lumrim Murtezaj, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe koordinimin më të mirë të shërbimeve shëndetësore në interes të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Fokus i veçantë i diskutimeve ishte:
• Forcimi i koordinimit ndërmjet kujdesit parësor dhe atij dytësor;
• Avancimi i shërbimeve emergjente, procesit të referimit dhe transportimit të pacientëve;
• Bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe zhvillimit profesional të stafit shëndetësor;
• Shfrytëzimi më efikas i burimeve njerëzore, financiare dhe pajisjeve mjekësore;
• Koordinimi i shërbimeve diagnostike dhe laboratorike, si dhe
• Ngritja e mekanizmave të përbashkët që vendosin pacientin në qendër të sistemit shëndetësor.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan që bashkëpunimi të intensifikohet përmes komunikimit të rregullt institucional, takimeve të përbashkëta dhe ndërmarrjes së hapave konkret për zbatimin e çështjeve të diskutuara, përfshirë inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejtë ndërtimit të një bashkëpunimi më funksional ndërmjet Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët