Drejtoria Rajonale Policisë në Prizren, mban ligjërata në shkolla, projekti “Dhuna ne Familje”
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2022/01/Vesel-gashi-600.png)
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi, njofton se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Sektorët për Komunitetit në stacionet policore në Prizren dhe Dragash, në zbatim të Strategjisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi , kanë realizuar aktivitetet e planifikuara, në koordinim me Drejtorit Komunale te Arsimit në Prizren dhe Dragash, ku kanë mbajtur ligjërata me temën: ” Dhuna ne Familje “, me nxënës të shtatë shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në komunën e Prizrenit dhe Dragashit. Këto ligjërata në shkolla kanë për qëllim që nxënësit të pajisen me njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura edhe tek fëmijët, për format dhe llojet e dhunës në familje si dhe mundësinë dhe kontributin që edhe ata mund të japin në parandalimin e kësaj dukurie. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me ligjërata të tilla edhe në shkollat tjera në rajonin e Prizrenit.Tregon zëdhënësi Gashi