Drejtori i Shërbimeve Publike  Çelë Lamaj,pohon se bora  nuk na  befason,jemi  kudo me pastrim të rrugëve, nuk kemi pasur asnjë ankesë  nga asnjë qytetarë

                      Reshjet që  kanë  filluar mbrëmë dhe  që kanë  vazhduar sot,sipas DrejtoriDrejtorit të Shërbimeve Publike  Çelë Lamaj  që ia kë  thënë , të  gjitha rrugët në  Prizren ,janë  të  kaluara. Kjo falë  angazhimit që kemi  me kompaninë  Eko-Regjioni,  ata  kanë dalë  në terren si borë pastrueset dhe  në  rrugët e  fshatrave  kanë pastruar  borën. Edhe  brenda  qytetit  ai pohoi se  i kanë trajtuar me  pastrim bore  të  gjitha rrugët. Por, për shkak të kushteve  dhe nevojave pasdite  janë angazhuar edhe makina shtesë në  Vërri dhe kështu mund të themi se  gjendjen e kemi të  mirë.

Ai tregoi se pasdite   do të  hidhet edhe kripë dhe se furnizimin e kemi  të  mjaftueshëm  dhe besojmë se  edhe ngricat  nëse  do të  ketë do ti tejkalojmë me kripën e hedhur

Drejtoria e  Shërbimeve   pohon drejtori Lamaj se ka marrë edhe  disa telefonata nga  kompani tjera   private që  kanë   pajisje të këtilla janë treguar të  gatshme ta ndihmojnë   situatën nëse do të ketë nevojë .Kjo drejtori është mjaft  aktive dhe është treguar  si drejtori e sukseseve në këto dy vit të  qeverisjes.