Dreshaj për sigurimet shëndetësore: Lojë politike, që të vazhdohen mashtrimet
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Ligji për Sigurimet Shëndetësore, ka qenë pjesë e agjendës legjislative të kësaj qeveria për katër vite, por që edhe këtë vit ky ligj ende nuk dërguar në Kuvend.
Ai ka thënë se as deputetët e as shoqëria civile nuk e kanë të qartë ende se si do të jetë ky ligj.
E premtimin e kryeministrit Albin Kurti, që ky ligj do të procedohet ne qeveri gjatë këtyre ditëve, e sheh si një lojë politike që është bërë vetëm me qëllim që të vazhdohet sërish me mashtrime të njëjta.
Dreshaj, i cili është anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se është iluzion që të mendohet që Ligji për Sigurime Shëndetësore të kryhet brenda afatit dyvjeçar, pasi ky ligj ka implikime të mëdha buxhetore.
Ai ka thënë se për këtë ligj ka nevojë të madhe për një debat të gjerë publik që të zgjidhet forma më e mirë e tij.
. Ka shumë çka që duhet të debatohet dhe kjo ende nuk është shteruar dhe unë mendoj që kjo ishte vetëm një opinion për media me qëllim që të vazhdoj amullia e mëtejme”, ka thënë ai.