Drita Reka-Gërmizaj (1952–2001)

Njëra ndër spikeret e para të lajmeve në Televizionin e Prishtinës. Filloi punën që nga nisja e transmetimeve në vitin 1974 dhe vazhdoi deri në mbylljen e këtij televizioni nga forcat represive serbe në vitin 1990. Me profesionalizmin dhe zërin e saj karakteristik, Drita Reka-Gërmizaj mbetet një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të gazetarisë televizive kosovare.