“Duam paratë tona”, qytetarët protestojnë pro tërheqjes së Trustit 

                        Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të shtunën në kërkim të tërheqjes së mjeteve të tyre nga Trusti Pensional. Organizatorët e kësaj nisme, kërkuan nga deputetët që Projektligji për lejimin e tërheqjes së Trustit të trajtohet me urgjencë, dhe i njëjti të përkrahet nga ligjvënësit. Iniciatori i kësaj proteste, Adnan Jashari, duke përmendur krizën ekonomike, tha se lejimi i tërheqjes së Trustit do të kishte impakt pozitiv në ekonomi. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kërkoi nga kolegët e tij që të marrin vendim pro tërheqjes, pasi sipas tij humbjet në Trust janë të mëdha duke marrë për bazë humbjet e Trustit.“Populli duhet të pyetet dhe kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh. Projektligji ka ardhë me nënshkrime të qytetarëve dhe Trusti duhet të përkrahet nga 120 deputetët. Kriza është e madhe dhe humbjet në investimet e Trustit janë të mëdha, dhe ftojmë që të bëhet reformë në Trust që gjenerata të paguajë për gjeneratën”, u shpreh Haxhiu.