Duda Balje: Zgjedhjet mund të mos ndryshojnë asgjë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, mendon se zgjedhjet e reja nuk mund të ndryshojnë asgjë.
Këtë ajo e bazon në vështirësitë që mund të hasen për të formuar Qeverinë dhe për ta zgjidhur çështjen e Presidentit.
Një situatë të tillë ajo gjatë një interviste EO e sheh si “bllokim të shtetit”.
“Unë mendoj se me zgjedhje nuk mund të ndryshojmë asgjë madje mund ta bllokojmë shtetin sepse do të jetë shumë vështirë për të formuar Qeverinë dhe është në pyetja çështja e presidentit në tavolinë dhe unë mendoj se na vetëm e bllokojmë shtetin nëse shkohet në zgjedhje”, tha ajo.