Duke i parë zhvillimet e fundit politike në vend dhe rreziqet nga pandemia është e udhës që kjo qeveri të vazhdoj deri në momentin e duhur

0

A mendoni se ketë vit Kosova do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, apo do të arrijë të tejkalojw edhe ketë vit kalendarik kjo qeveri?Sherife Balaj,kuvendar I KK tw Prizrenit,-“Kosovës i nevojitet një forcë më e madhe politike për përfaqësim më të besueshëm në popull dhe me ndikim më serioz në diplomacinë ndërkombëtare por, mendoj që kjo qeveri do ta kaloj ketë vit kalendarik.

Duke i parë zhvillimet e fundit politike në vend dhe rreziqet nga pandemia është e udhës që kjo qeveri të vazhdoj deri në momentin e duhur për qytetarët.

Sepse edhe organizimi i zgjedhjeve çdo 6 muaj është dhunë psikologjike për elektoratin, kur i dimë përvojat e hidhura të mos akordimeve për partneritet qeverisës.

Krejt çka mund ta ndryshoj rrjedhjen e kësaj gjendje politike është marrëveshja me Serbinë, megjithatë mendoj që ketë vit një marrëveshje përfundimtare nuk do të ndodhë.’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *