DW: Si e “bllokoi” Merkel Serbinë për Kosovën, dhe ku “ngeci” kancelarja

0

                                       Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura – është ky portreti i kancelares Gjermane,Angela Merkel, ku ajo foli vetë një herë, kurse në 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte me mimikë të ngurosur në konferencën e shtypit në Beograd krahas mikes nga Berlini, thotë DW. Kancelarja përsëriste ftohtë dhe me ton neutral, atë që i kishte thënë Tadiçit pas dyerve të mbyllura. Serbia duhet të ndalë mbështetjen në veriun e provincës së saj të mëparshme, Kosovë. Beogradi duhet të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e shtetit të pavarur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Ndryshe nuk ka për të ecur përpara me anëtarësimin e Serbisë në BE. Tadiç, qeveria dhe shumica dërrmuese e serbëve ndjeheshin të fyer. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Kosova për shkak të BE, thuhej njëzëri. Vërtet: Serbia zyrtare e la Merkelin të ikë duarbosh.Pas kësaj përvoje, kancelarja ndryshoi taktikë. Në vend të konfrontimit ajo kërkoi bashkëpunimin me politikanët e Ballkanit. E ndërsa dhe kjo iniciativë nuk solli shumë ndryshime, në 2014-tën  thirri Konferencën e Berlinit me krerët e qeverive dhe shteteve të rajonit të njohur tashmë si “Procesi i Berlinit”.Pikërisht ky format solli rezultate konkrete: një rrjet rinor rajonal sipas modelit gjermano-francez, u hoqën po ashtu tarifat roaming mes vendeve ballkanike të grindura. DW shkruan se ndonëse kujton se krijimi i një tregu të përbashkët rajonal dhe zgjerimi i infrastrukturës së pazhvilluar është ende në fillime. Merkel i mbeti deri në fund besnike motos “me bukë dhe me kërbaç” në Ballkanin Perëndimor.Me integrimin në BE të rajonit, kancelarja nuk pati sukses: ato çfarë mbeten prej angazhimit të madh të saj në fund,  janë ndihmat masive financiare për Ballkanin perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *