Dy botimet e mia të përkthyera në shkrimin BRAILLE Lule Alidema, psikologe klinike Prishtinë
Më datë 16.11.2022 nxorra nga botimi dy botimet e mia të përkthyera në shkrimin BRAILLE (shkrim i dedikuar për persona të verbër). Botimet: “FUQIA E FJALËS” (libër psikologjik) dhe botimin e dytë “PËRTEJ ASAJ QË SHOH” (me poezi). Mendoj se është suksesi më i arrirrë dhe më i vlerë ndër shumë suksese tjera të miat që arrita deri sot si profesioniste e psikologjisë. Këtë përkthim që bëra e pashë si shumë të nevojshëm në vendin tim dhe rajon, meqë deri tani nuk u bënë asnjëherë botime të tilla, me një fjalë ndjeva obligim që ti cytem me vullnetin dhe mundësinë time të kontriboj për këtë pjesë të shoqërisë. Desha që përmes këtyre botimeve tu falim momente shikimi nga shikimi ynë personave që kanë mungesë shikimi. Rrugëtimi im në këtë drejtim nuk ndalon këtu, do të vazhdoj tutje të kontriboj deri në mundësinë e fundit! Me respekt, Lule Alidema, psikologe klinike Prishtinë/qendrapress.com/