Dy ekipe prizrenase stolisen me titullin Kampion të Kosovës.
Kanë përfunduar dy finalet e Kupës së Kosovës në Basketboll, ku në Ligën e Parë ekipi prizrenas “New Basket” dhe në Superligë ekipi i femrave “Bashkimi”, janë stolisur me titullin Kampion të Kosovës. Drejtori i DKRS- së, Adem Morina, përcjelli nga afër të dy ndeshjet dhe me këtë rast uron ekipet prizrenase për kupat e fituara, me shpresë që edhe finalja e fundit që po zhvillohet tani të triumfojnë djemtë prizrenas të KB “Bashkimi”./www.qendrapress.com/