Dy familje llapjane ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës 

Dy familje që kishin qenë në hasmëri, familja Spahiu nga fshati Gllamnik dhe familja Krasniqi nga fshati Majanc të Komunës së Podujevës, janë pajtuar.

Kështu ka njoftuar Kadri Kastrati, ish-komandanti i FKS-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë edhe dy fotografi që supozohet të jenë me familjet e hasmuara deri më sot.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=18868441&v=2.1&guid=39ea7b4e91ae434bb135fcc46a14acf8968e9bbbf85344a48d658a2eed171335

Kastrati uroi që “kurrë mos të ketë ngatërresa në mes të shqiptarëve”.

“E falënderoj familjen Spahiu për respektin që ma bëri mua dhe kolegëve”, u shpreh Kastrati në këtë postim.

Ai nuk ka treguar se për çfarë arsye këto dy familje kishin hyrë në hasmëri.