Dy persona mbyten brenda disa minutave në plazhet e Shqipërisë
Dy persona kanë humbur jetën ndërsa laheshin në det pasditen e së shtunës. Raportohet se bëhet fjalë për dy 66-vjeçarë, njëri humbi jetën në Borsh dhe tjetri në Kavajë.Rreth orës 17:33, 66-vjeçari S. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte në plazhin e Borshit. Kurse, rreth orës 17:40, V. N., 66 vjeç, është mbytur ndërsa notonte në plazhin e Kavajës. /abcnews/