Dy policë në Vushtrri i gjejnë 800 euro, ia kthejnë qytetarit

0

                  Në orët e mesditës së sotme, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Vushtrri, derisa ishte në detyrë, patrullim në këmbë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, kanë gjetur një shumë prej 800 eurove.Pas ndërmarrjes së masave hetimore-operativë dhe veprime procedurale, është arritur të identifikohet personi, të cilit i kishin humbur paratë. Pas procedurave të verifikimit, shuma e parave i është dorëzuar personit që i kishin humbur.Qytetari, të cilit i kishin humbur paratë, ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur falënderimin e tij për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit, njofton Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *