Dy të mbytur sot në Shqipëri
Kanë vdekur dy persona sot në Shqipëri, njëri në lumin Vjosa me origjinë nga Fieri, dhe një tjetër nga Dibra, njofton Insajderi.
Viktima e mbytur në lumin Vjosa ishte i moshës 30 vjeçare, ndërsa ai nga Dibra, raportohet së është fëmijë dhe është mbytur në lumin Drini i Zi.
Në rastin e fëmijës nga Dibra, Ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.
Mosha dhe identiteti i fëmijës nuk dihen./Insajderi.com