Dy të vdekur dhe 195 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus.Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3730 mostra.Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 qytetarë.Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 109.039 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2270 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 105.704 persona. Janë 1065 raste aktive.Gjatë 24 orëve të fundit siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë janë administruar 9537 doza të vaksinës antiCOVID. Në total sipas MSH-së janë administruar 469.857 doza të vaksinës, ndërsa 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dy dozat.