Dy të vdekur në aksidentin në Gllarevë

0
auto_37684218-2011256802227505-7079714547585515520-n-1532354419-6604832_1532357195-75780621532357733

Në aksidentin rrugor që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, në mes të dy makinave dhe një autobusi, Policia e Kosovës për Gazetën Express ka konfirmuar se një femër dhe një mashkull kanë  vdekur në vend, ndërsa tre persona tjerë janë të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se dy persona kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë lënduar, transmeton Gazeta Express.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Pejë, mirëpo njëri nga ta, është dërguar në Prishtinë pasi ka lëndime të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *