Dy tentime vrasjeje në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi se në Prizren ndodhën dy tentime vrasjeje, në të të dy rastet therje me thikë.

Në njërin rast i dyshuar është një shtetas i huaj i cili është arrestuar.

“Një mashkull shtetas i huaj ka pësuar lëndime trupore pasi gjatë një përleshje dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari po ashtu shtetas i huaj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur dhe sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.