Dy vajza bien në humnerë 30 metra thellë në Prevallë Policia i gjen pas disa ore

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielen, rreth orës 14:00, kanë pranuar një informacion se dy vajza përderisa ishin duke shëtitur në Prevalle, duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë.

Ekipet profesionale të policisë së Prizrenit dhe së bashku më zjarrfikëset dhe emergjencën ishin nisur me të pranuar informatën.

Siç njofton policia viktimat nuk e dinin saktë lokacionin se ku kishin rënë.

“Rreth orës 16:08 min , policia ka arritur të gjeje lokacionin e quajtur “Prrojet” dhe te kontaktoj me personat të cilët ishin në humnerë, ku e kishin të pamundur te dilnin pa ndihmën e policisë”.

Sipas policisë, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime në këmbë.

“Policia duke u angazhuar në mënyre profesionale, ka arritur të bëjë tërheqjen e viktimave nga humnera e thelle dhe viktimat janë përcjelle për në emergjencën e qytetit të Prizrenit dhe sipas raportit mjekësor njëra nga viktimat ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë dhe si pasojë e këtij lëndimi ka frakturë e cila i ka pamundësuar daljen nga humnera”, njofton policia në Prizren.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *