Dy vëllezër në mesin e 7 të dyshuarve për grabitjen në Suharekë – njeri u vra sot nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë, tjetri u arratis
Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren del të jetë Bujar Basha nga Prizreni, raporitn gazeta online Reporteri.net. Një ish i dënuar për një tjetër grabitje menjëherë pas luftës në Kosovë, që kishte vuajtur 16 vite e 8 muaj burgim për krimin e ishte arratisur disa herë nga Dubrava.Basha, gjatë periudhës së vuajtjes së dënimet ishte arratisur disa herë nga burgu i Dubravës ku mbahej i izoluar shkaku i krimeve që kishte kryer, duke e bërë kështu vetën një person të njohur për autoritetet e sigurisë në vend.Në një nga rastet ai ishte pjesë e një grupi prej shtatë të burgosurve që kishin ikur nga Dubrava, duke përdorur edhe armët e zjarrit. Madje gjatë qëndrimit në arrati, 42 vjeçari kishte kryer një rast tjetër grabitjeje në një argjendari në Drenas, me ç’rast kishin mbetur të plagosur dhe dy policë, shkruan gazeta online Reporteri.net. Bujar Basha gjatë një interviste televizive, pas lirimit nga burgu, në prill të vitit 2018 Pasi ishte kapur, në nëntor të vitit 2009, atij i është shqiptuar dënimi unik me gjithsej 14 vjet e dhjetë muaj dënim me burg.Bujar Basha, një herë tjerër ishte arratisur nga burgu edhe në vitin 2012, pasi ishte lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi, por nuk ishte kthyer më në Dubravë.Por, nga 1 gushti i atij viti, ky i burgosur – i cili edhe disa herë kishte ikur nga burgjet e Kosovës – nuk ishte kthyer më në Dubravë, deri në arrestimin e tij pas disa muajsh kur u kap në rajonin e Pejës.Së fundit, Bujar Basha po dyshohet se më 22 nëntor 2023 ka qenë pjesë e grupit kriminal që kryen një një plaçkitje të armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, gjatë grabitjes së armatosur ishte plagosur një polic i Kosovës në këmbë, dhe një tjetër kishte marrë lëndime të lehta.Basha raportohet se është arrestuar sot në Prishtinë gjatë një operacionit të madh policor në lagjen “Dragodan”.Gjatë operacionit pati edhe një shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe një pjesëtari të grupit kriminal, i cili dyshohet se ka mbetur i vrarë gjatë përleshjes. Po ashtu, raportohet se edhe një polic është plagosur lehtë gjatë aksionit që po vazhdon ende.Ndryshe, të nesërmen e grabitjes në Suharekë, policia kishte arrestuar tre të dyshuar. Dy prej tyre, Gjykata e Prizrenit u ka vendosur një muaj paraburgim, derisa një tjetër u lirua.Të dy të paraburgosurit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Ata, pas arrestimit janë dërguar në paraburgosje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.